Flash News

KRYESORE

Kush e kundërshtoi dhe çfarë thoshte për marrëveshjen e detit me Greqinë në 2009-ën. Po sot, a do të flasin?

Debati për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rikthehet sërish në qendër të diskutimeve. Ka mjaftuar një deklaratë e ministrit të Jashtëm Kotzias, i cili është shpehur në një televizon fqinj, se dy vendet kanë arritur në një marrëveshje mes tyre sa i takon çëshjtes së kufirit detar, për të rinisur debatet. Kotzias ka zbardhur edhe shifra, duke thënë se Greqia do të përfitojnë 12 milje.

Një marrëveshje të tillë Shqipëria arriti me Greqinë edhe në vitin 2009 por ajo marrëveshje u kundërshtua ashpër dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Krahas Ramës, i cili aso kohe ishte në opozitë, Pëllumb Xhufi, Myslim Pasha apo edhe Ksenofon Krisafi ishin disa nga zërat më të ashpër që e kundërshtuan marrëveshjen në fjalë. Krahas tyre, marrëveshja u kundërshtua edhe nga një sërë zërash, të cilë u shfaqën në media, nën petkun e shoqërisë civile.

“Shitje e pastër e interesave kombëtare”, është shprehur Pëllumb Xhufi në nëntor të vitit të kaluar në emisionin “Arena” në Ora News.

“Është më shumë dhe më e rëndë se pazaret e Zogut dhe dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë, respektivisht në vitet 1914- 1915 dhe në vitet 1924- 1925”, është shprehur Profesori i të drejtës, Ksenofon Krisafi, në një intervistë për gazetën Dita në gusht të 2013-ës.

“Ishte shitje e pastër e Sovranitetit të Shqipërisë”, ka deklaruar Myslim Pasha në shkurt të 2013-ës në një prej gazetave në vend.

Sot, situata është pak a shumë e njëjtë. Greqia pohon se ka përfituar 12 milje në kufirin e saj detar si pasojë e marrëveshjes me Shqipërinë. Cili do të jetë qëndrimi i historianëve, studiuesve apo hartografëve në lidhje në lidhje me këtë marrëveshje? A do ta kundërshtojnë edhe këtë herë?

Por ndryshe nga 2009-ta, këtë herë marrëveshja është bekuar nga Rama, njeriu që Xhufi, Pashaj apo Krisafi, dhe shumë të tjerë, e kishin në krah kur kundërshtonin marrëveshjen e parë./Politiko.al

 

Të fundit