Kush e shoqëroi Kim në takimin me Metën, përfaqësuesi që ndërmjetësoi në Këshillin Politik para skadimit të afatit në 31 maj

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim sot në presidencë me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Takimi mes tyre zgjati 90 minuta dhe fokusi i takimeve mendohet se ka qenë Reforma Zgjedhore, ndonëse Meta nuk pranoi të japë asnjë detaj, kur u pyet nga gazetarët.

Por kush e shoqëroi kryediplomaten Kim në takimin që deri tani mbetet hermetik sa i takon objektit të diskutimit.

Sipas ‘news 24’, në takim ishte prezent edhe Ian Crawford, shefi i seksionit politik dhe ekonomik në ambasadën e SHBA-së.

Kujtojmë se të dielën mbrëma, kur edhe afati i përcaktuar për arritjen e një marrëveshjeje po skandonte, 31 maji, Crawford  ishte në rolin e negociatorit dhe zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me palët e Këshillit Politik, në tentativë për të gjetur dakordësi për pikat pa konsensus, duke nënkuptuar se fokusi i diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore.

Megjithatë, 31 maji u mbyll pa një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në mbledhjen që zgjati rreth katër orë.

Takimi u kërkua nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka qenë mjaft aktive për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, duke inkurajuar vazhdimisht palët.

“Hoqi dorë nga qeveria tranzitore”, Meta pas takimit me Yuri Kim: Ç’e mban peng marrëveshjen për Reformën Zgjedhore