Flash News

KRYESORE

Kush e shoqëron kryeministrin Rama në Arabinë Saudite

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në mbretërinë e Arabisë Saudite ku ka zhvilluar disa takime.

Rama ka publikuar në Facebook një video nga Riadi, gjatë takimit me mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku sipas tij,  pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Megjithatë Rama nuk sqaron se çfarë përmbajnë marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.

Kryeministri nuk ka qenë i vetëm në takime. Ai është shoqëruar nga këshilltari mediatik Endri Fuga dhe ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj si dhe nga disa persona të tjerë.

Denaj, për t’iu përshtatur traditës islame në arabi, ka vënë shami gjatë takimeve zyrtare. Ajo shihet teksa firmos dokumentet për marrëveshjet, ende të pa bëra publike, mes  Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

 

Të fundit