Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kush e vrau Admir Muratajn?” Dëshmia e banorëve: Ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët
Pas grabitjes së Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shumë zëra se Admir Murataj mund të jetë vrarë nga grupi i tij.
Dritare.net shkoi pranë fshatit Tapizë dhe pyeti banorët të cilët panë ngjarjen. Ata tregojnë se të gjendur papritur nën shkëmbim zjarri, janë futur në shtëpi për të dalë vetëm pasi pushuan të shtënat.
Sipas tyre, rreth orës 15:05 një makinë e policisë tatimore ka ndaluar në urën e fshatit, mbi lumin “Tërkuzë”. Ura është e kalueshme me makinë, por mesa duket ata e kishin lënë aty afër makinën tjetër, ku do të hipnin pasi do të braktisnin makinën e grabitjes.
Banorët tregojnë se nuk ka pasur kohë për ndërrim makinash, pasi pas vetëm një minute kanë arritur makinat e policisë afër urës. Në ato momente, njëri prej tyre ka bërë shenja të vazhdojnë dhe ka nisur të qëllojë kundër policisë. Policia ka qëlluar drejt tij dhe i gjithë shkëmbimi i zjarrit dhe hedhja e granatave ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta.
Pas kësaj, në urë mbeti i vrarë grabitësi që më pas u identifikua si Admir Murataj. Banorët thonë se, mund ta ketë vrarë policia dhe jo shokët siç po dëgjojmë në televizion. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë.
Banorët thonë që, përveç të vrarit ishte dhe një i plagosur, që e panë të hynte në makinë, pas vrasjes së Muratajt. Grabitësi ka pasur 3 granata sulmuese me vete dhe shumë municione. Banorët tregojnë se trupi i Muratajt qëndroi rreth dy orë, derisa u bë ekspertiza dhe fshati u rrethua i gjithi.
Rrëfimi i banorëve është varianti më i besueshëm deri tani, sepse ata ishin dëshmitarë dhe tregojnë fakte, ndërsa të tjerët opinione.