Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kush e vrau efektivin e RENEA-s? Ish-ministri: Jam skandalizuar nga historia e zonje nga Lazarati
Në qershor të 2015-ës, gjatë aksionit në Lazarat mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basho. Për 11 të akuzuarit e procesit "Lazarati 2", janë dhënë mes tyre edhe dy dënime të përjetshme.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e risjell në vëmendje këtë ngjarje, që sipas tij, autorët e vërtetë të ngjarjes së rëndë nuk janë dënuar dhe nuk ndodhen prapa hekurave.
Në një status në rrjetet sociale, ai tregon rrëfimin e një zonje nga Lazarati, sipas të cilit i kanë arrestuar padrejtësisht dy djemtë e saj adoleshentë.
Statusi i plotë:
Kriminalizimi i njerëzve pa prova!
Jam skandalizuar nga historia që një zonjë nga Lazarati më rrëfeu një ditë gushti.
Fare rastësisht, në plazh, mu shfaq para syve një grua dhe me lot në sy më rrëfeu gjerë e gjatë historinë se si ja kishin arrestuar dy djemtë e saj adoleshentë dhe ja kishin dënuar, për një vrasje që nuk provohet ta kenë bërë.
Njëri nga djemtë është dënuar me burgim të përjetshëm.
Është fjala për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, përgjatë operacionit anti-kanabis. Një operacion që mbaroi me pastrimin e Lazaratit (jo të Shqipërisë), ku humbi jetën dhe polici (njeri e profesionist shumë i mirë).
Ngjarja është shumë e rëndë dhe opinioni publik beson menjëherë atë që servir policia. As mediat nuk pranojnë ta referojnë anën tjetër të historisë njerëzore.
Askush nuk fillon të arsyetojë, si ka mundësi që një 18 vjeçar qenka një “vrasës” me nishan të përpiktë.
Si ka mundësi që një adoleshent përfundon i dënuar përjetë në burg?
Megjithë dëshirën që kisha për t’a ndarë me ju këtë ngjarje, profesionalisht nuk mund ta bëja pa marrë një informacion nga çështja zyrtare.
Zyrtarisht Prokuroria dhe Gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda nuk kanë arrit të provojnë që ndonjë nga moria e plumbave të shtëna nga grupi i të rinjve Lazaratas, të kenë goditur jo policin e ndjerë, por as furgonin ku Ai gjendej!!!
Paska patur akt ekspertimi për këtë gjë dhe furgoni nuk ka patur shenja plumbash!!!
Nuk provohet në asnjë akt ekspertimi që plumbi që i mori jetën policit, të jetë shtënë nga armët e atyre djemve të inatosur me policinë, gjithsesi!!!
Pra pyetja se kush e vrau Policin e ndjerë mbetet ende pa përgjigje nga drejtësia!!!
Ajo çështje që drejtësia po e gjykon në atë mënyrë është krim në vetvete! Sepse kriminalizon pa prova të rinj, të cilët mund të dënohen për rezistencë ndaj policisë apo edhe për ndonjë akuzë tjetër, por jo pë vrasjen e policit.
Uroj vërtetë që Apeli ta analizojë me kujdes këtë inskenim të shëmtuar të policisë.
Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste...