Flash News

KRYESORE

Kush e vrau Muratajn? Ish-zyrtari i policisë flet me prova

Kush e vrau Muratajn? Ish-zyrtari i policisë flet me prova

Ish-zyrtari i policisë, Shemsi Prençi dyshon se vrasja e Admir Muratajt nuk është kryer nga forcat e policisë, por nga shokët e tij. Në emisionin ‘Opinion’, Prençi dha disa argumenta për të mbështetur qëndrimin e tij.

“Unë personalisht nuk besoj që e ka ekzekutuar policia. Plaga është shumë e madhe. Ne kemi thënë që grupi i grabitësve kishte fishekë blindëshpues. Plaga që ndodhet në pjesën e djathtë të kokës është plagë shkatërruese. Policia disponon armë që dimë ne, pistoleta dhe kallashnikov. Policia një gjë e di shumë mirë që nuk lejohet të mbajë fishekë blindëshpuese. Gjurma sipas meje mund të jetë me një plumb më të madh nga armët që përdor policia”, deklaroi Prençi.

40 minuta pas grabitjes se 9 prillit, policia raportoi përmes një komunikate se një nga grabitësit është vrarë, pas shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu. Megjithatë, në media janë hedhur dyshime se Murataj mund të jetë vrarë nga shokët e tij, pasi në furgonin ‘kuponi tatimor’ është gjetur vetëm një shenjë plumbi në një kohë që nuk është publikuar asnjë foto e automjetit të policisë, që pretendohet se është goditur nga ai.

Të fundit