Flash News

KRYESORE

Kush është 22-vjeçari që u përplas për vdekje në Itali

Klevis Luka 22-vjeçar, i lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në Livorno të Italisë. Punonte në një piceri të njohur në Livorno, që drejtohej nga prindërit e tij. Ai u nda nga jeta pasditen e së mërkurës, pas një dite në spital.

Të martën, rreth orës 5 të mëngjesit, Luka bashkë me mikun e tij Imafidon Oduëare, 21-vjeç u përplasën me një kamion. Miku i shqiptarit gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Luka u transportua në gjendje të rëndë në spital. Pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të mbijetojë.

Tragjedia ndodhi në superstradën Firenze-Pisa-Livorno. Luka dhe Oduware po ktheheshin në shtëpi pasi kishin kaluar mbrëmjen në provincën e Firenzes.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Luka, i cili ishte në timonin e makinës, për shkaqe ende të paqarta u përplas me forcë me kamionin, që ishte i parkuar në mënyrë të rregullt.

Dyshimet janë se i riu humbi kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë  dhe lagështisë në rrugë. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.

Të fundit