Flash News

KRYESORE

Kush është 24-vjeçari që u plagos tek “Komuna e Parisit”, iu zu pritë në “tunelin e pallatit”

Kush është 24-vjeçari që u plagos tek “Komuna e

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit.

Burime të policisë bëjnë me dije se është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha 24 vjeç i cili lëvizte me një makinë tip "Benz" me targa AA777RT në pronësi të Xhevdet Hoxhës. Mësohet se të riut i është zënë pritë në tunelin e një pallati nga ku ka filluar edhe shkëmbimi i zjarrit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zones.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

Të fundit