Flash News

KRYESORE

Kush është aktorja më e mirëpaguar në të gjithë botën?  “Forbes” publikon klasifikimin

Kush është aktorja më e mirëpaguar në të

Revista “Forbes” ka publikuar sot klasifikimin e përvitshëm për aktoren më të mirëpaguar në botë.

Sipas revistës ylli amerikan, fituese e çmimit Oscar, Emma Stone është klasifikuar si aktorja më e mirëpaguar duke lënë pas Jennifer Laërence.

Emma Stone, 28 vjeçe, fituese e çmimit Oscar si aktorja më e mirë këtë vit në komedinë muzikore “La La Land”, ka fituar 26 milionë dollarë para taksimit gjatë 12 muajve që përfunduan në qershor, sipas këtij klasifikimi nga e përjavshmja.

Ylli i filmit kult “Friends”, Jennifer Aniston, 48 vjeçe, ka arritur gjithashtu të lërë pas Jennifer Laërence. Ajo renditet e dyta me 25,5 milionë dollarë, në sajë të kontratave të shumta publicitare apo promocinale në mbarë botën.

Ylli 27 vjeçe, Jennifer Laërence, e cila ka fituar çmimin Oscar për “Happiness Therapy” (2012), kishte dominuar klasifikimin në vitin 2016, për të dytin vit radhazi, me 46 milionë dollarë të ardhura, në sajë të performancën në “Hunger Games”.

Melissa McCarthy dhe Mila Kunis me 18 dhe 15,5 milionë dollarë respektivisht mbyllin listën e pesë aktorëve më të mirëpaguar.

“Dhjetë aktoret më të mirëpaguara të Hollyëoodit, ku bëjnë pjpjesë Emma Ëatson, Charlize Theron, Cate Blanchett, Julia Roberts dhe Amy Adams kanë paguar së bashku 172,5 milionë dollarë taksa, një rënie prej 16 për qind krahasuar me 205 milionë nga klasifikimi i vitit 2016”, theksoi Forbes.

 

Të fundit