Flash News

KRYESORE

Kush është biznesmeni që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Tiranë

Kush është biznesmeni që humbi jetën në aksidentin e

Një prej personave që humbi jetën në aksidentin e ndodhur një natë më parë në vendin e quajtur “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq është biznesmeni Athanas Xhavara, 45 vjeç.

Tvklan.al ka mësuar se 45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Automjeti i tij u përplas kokë më kokë me automjetin që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.

Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë.

Të fundit