Flash News

KRYESORE

Kush është deputeti rishtar i PS-së që është përgjuar duke folur me krahun e djathtë të Emiljano Shullazit

Kush është deputeti rishtar i PS-së që është

Jurgis Çyrbja është deputeti i Partisë Socialiste i cili, sipas News 24, rezulton të jetë përgjuar teksa ka komunikuar në telefon me shtetasin Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sa i takon çështjes së regjistrimit të ish-hotel Vollgës.

Sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, raporton News 24, ku e informoi atë se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt.

“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit.

Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit dhe pasi mbaron rrëfimin e tij Çyrbja, telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen.

Jurgis Çyrbja është deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ai e mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor të 2017-ës.

Nga viti 2013 deri në vitin 2016 ai ka qenë regjistrues pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës ndërkohë që gjatë vitit 2012-2013 ka punuar si jurist në komunën Maminas.

Të fundit