Flash News

KRYESORE

Kush është drejtori që u emërua në burgun e Peqinit dhe pse u shkarkua nga Manjani në 2016?

Kush është drejtori që u emërua në burgun e Peqinit dhe

Pas shkarkimit të 8 drejtorëve të burgjeve ka dalë edhe lista e drejtorëve të komanduar.

Në burgun e Peqinit është emëruar Arjan Hasanaj, pak kohë më parë është përfshirë në një skandal që u transmetua në “News 24”

Hasani ka qenë drejtor në burgun e Fierit dhe u shkarkua nga ministri i asaj kohe, Ylli Manjani. Në videon e cili solli dhe largimin e tij nga detyra, duken disa të burgosur të cilët janë urdhëruar të lajnë makinë e drejtorit të Hasanaj.

Shkarkimi i Hasanaj u bë mbi motivacionin e shkeljes së të drejtave të personave  me liri të kufizuar.

Sot Arjan Hasanaj është emërua përsëri drejtor por në një burg tjetër dhe nga një tjetër ministër.

 

Drejtorët e komanduar:

1- Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj

2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi

3- Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj

4- Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile

5- Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi

6- Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza

7- Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula

 

Të fundit