Flash News

KRYESORE

Kush është Edison Harizaj, nga vrasja e Skerdilajd Konomit te zhdukja e Albano Xhaferrit

Kush është Edison Harizaj, nga vrasja e Skerdilajd Konomit te zhdukja

Edison Harizaj u ekzekutua mbrëmë në një atentat mafioz në makinën e tij tip ‘Audi’ në lagjen numër 13 në Durrës.

Bashkë më të u qëllua edhe miku i tij Genci Caci, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Harizaj, i cili njihej ndryshe edhe nofkën ‘Edi faqedjegur’ njihet si një person i rrezikshëm në Vlorë dhe i dyshuar për disa krime të rënda në qytetin bregdetar. Po ashtu, ai njihej edhe si miku i Emiljano Shullazit.

Harizaj njihet për policinë si një personazh i dyshuar kyç në disa ngjarje të rënda si vrasja mafioze e gjyqtarit Skerdilajd Konomit në mes të Vlorës në vitin 2011.

Po ashtu, ai dyshohet se ka urdhëruar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e Albano Xhaferrit disa javë më parë në Vlorë, kjo për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017.

Harizaj ishte pronar i kompleksit “Oslo” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

39-vjeçari akuzohej edhe për vendosje tritoli, apo gjobvënie, por nuk rezulton i dënuar.

Të fundit