Flash News

KRYESORE

Kush është Ermali, i besuari i Agron Xhafajt në trafikun e drogës  

Kush është Ermali, i besuari i Agron Xhafajt në trafikun e

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike publikoi sot një përgjim-audio, që fakton edhe një herë se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës. Lidhur me këtë akuzë, PD publikoi pak ditë më parë vendimin  gjykatës italiane se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me 7.2 vjet burg, por me mbështetjen politike të vëllait ministër nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe vijon të jetë i lirë.

Në përgjimin e publikuar sot nga PD në formë audio, ku Agron Xhafaj flet me bashkëpunëtorin X tregon qartë frikën e përgjimeve të mundshme, ndërsa i thotë: “Po na sulmojnë mua dhe vëllanë, mos më bjen në qafë më”.

Gjatë bisedës në kafene, dëgjohet vazhdimisht nga Agron Xhafaj që instrukton bashkëpunëtorin X për tu drejtuar te nje person që quhet Ermal, ndërsa sipas videos së publikuar i kërkon favor për transportimin e një ngarkese në Itali, pasi kishte mbetur pa para.

Në përgjime, vëllai i ministrit e përmend disa herë Ermalin, që mesa duket është në rolin e sekserit, i besuari i Agron Xhafajt për të shpërndarë trafikun e drogës.

Nuk ka ende detaje se kush është ky person, por hetimet pritet të bëjnë verifikimet përkatëse.

PD kohët e fundit ka publikuar tre fakte që vërtetojnë se ministri ka mbrojtur të vëllanë politikisht.

  1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm:

  • Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
  • Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri
  • Për arrestimin dhe burgosjen e tij

 

  1. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

  1. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ndiqni videon e PD, për të kuptuar më shumë nga biseda:

Të fundit