Flash News

KRYESORE

Kush është ‘Esadi’ për të cilin Meta do të kthehet në ‘Avni Rustem’?

Kush është ‘Esadi’ për të cilin Meta do të

Në konferencën e sotme për shtyp presidenti i Shqipërisë Ilir Meta foli sërish për jetën dhe vdekjen. “Unë kam lindur shqiptar dhe do të vdes shqiptar”, tha ai.

Kur e zuri për herë të parë me gojë vdekjen duke, deklaruar se ishte gati të sakrifikonte veten e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë, Meta e krahasoi veten me Salvador Alenden, presidentin Kilian që u vetëvra pas grushtit të shtetit më 11 shtator 1973.

Por sot pamë një Metë tjetër, po aq vetëflijues, por i veshur me petkun e heroit.

Në një mesazh drejtuar Xhorxh Sorosit, ai deklaroi se i përkiste racës së Avni Rustemit.

Kujtojmë se Avni Rustemi është shqiptari që i bëri atentat në mes të Parisit Esad pashë Toptanit, duke e konsideruar atë si tradhtar të Shqipërisë.

Po kush është Esadi për të cilin presidenti është gati të kthehet në Avni Rustem?

Ndoshta me këtë deklaratë, Meta po i dërgonte mesazhe kryeministrit Rama se ishte shumë më tepër nga ç’e pandeh ky i fundit, pra një Haxhi Qametë.

Por, deklarata se “shqiptarët nuk pranojnë askënd që të instalojë një tirani personale”, lë vend për shumë imagjinatë.

Kjo, duke parë që në qendër të shënjestrës së tij, Meta pati në konferencën e sotme për shtyp Ramën dhe Sorosin, por edhe ndërkombëtarët, të cilët ai i akuzoi se ishin tallur me Shqipërinë në 2008-ën.

Të fundit