KRYESORE

Kush është gruaja që i dërgoi presidentit Trump zarfin me lëndë helmuese

Kush është gruaja që i dërgoi presidentit Trump zarfin me

Pascale Ferrir është gruaja 54-vjeçare e cila akuzohet zyrtarisht për dërgimin e një zarfi me lëndë helmuese në Shtëpin e Bardhë në adresë të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Ferrier ka lindur në Francë por në 2015 fitoi shtetësinë kanadeze dhe jeton në Quebec. Në maj të vitit 2019, u arrestua në Teksas për armbajtje pa leje dhe drejtim mjeti me leje drejtimi të falsifikuar. Ajo më pas u dëbua në Kanada sipas New York Times, dhe u konstatua se viza i kishte skaduar.

Ferrier, e cila jeton në qytetin e Laval, pak në veri të Montrealit, gjithashtu dyshohet se mbante një armë zjarri  dhe një thikë kur u arrestua, shkruan CNBC News.

Në letrën që Ferrier dërgoi me postë në Shtëpinë e Bardhë ajo shkruante:

“Unë ju bëra një dhuratë speciale për të të ndihmuar të marrësh një vendim. Kjo dhuratë është në këtë letër. Nëse nuk funksionon, unë do të gjej recetë më të mirë për një helm tjetër, ose mund të përdor armën time kur të jem në gjendje të vij.

Trump kurrë nuk e pa letrën, e cila u dërgua në qendrën e klasifikimit të postave të Shtëpisë së Bardhë të premten e kaluar.

Sipas FBI, Ferrier më 9 shtator postoi mesazhe në Twitter dhe Facebook që thoshin "#killTrump".

Ferrier gjithashtu pretendohet se ka dërguar gjashtë letra të tjera që përmbajnë një substancë pluhur tek njerëzit që punojnë në burgjet e Teksasit dhe qendrat e paraburgimit ku ajo ishte burgosur vitin e kaluar , pasi u arrestua në Mars 2019 për një akuzë posedimi armësh në Mission, Texas.

Ato letra, të postuara nga Kanadaja dhe të marra javën e kaluar në objektet në Teksas, u zbuluan se kishin shenja gishtash që përputheshin me ato të Ferrier.

Gjatë paraqitjes së saj në gjykatë të Martën, Ferrier i kërkoi një gjykatësi të caktojë një avokat për të, pasi tha se nuk kishte në plan të punësonte një avokat privat.

Ditari politik

Të fundit