Flash News

KRYESORE

Kush është i dashuri 8 vite më i ri i Katie Holmes

Katie Holmes, ish-bashkëshortja e Tom Cruise, tashmë ka një të dashur të ri. Aktorja dhe shefi i famshëm i Nju Jorkut Emilio Vitolo Jr. u panë kohët e fundit duke u shoqëruar në Big Apple.

Emilio është 8 vite më i ri se Katie por kjo nuk i ka penguar çiftin më të ri të shijojnë marrëdhënien e tyre që mesa duket është shumë pasionante.

Çifti u fotografua duke u puthur ndërsa ishte në Manhattan. Ata dukeshin të relaksuar teksa hoqën maskat e fytyrës për të shkëmbyer një puthje.

Të fundit