Flash News

KRYESORE

Kush është infermieri që qëlloi me pesë plumba studenten e drejtësisë se e refuzoi të lidheshin

Janë bërë publike fotot e autorit  të dyshuar që vrau me armë zjarri studenten e juridikut, Ariela Murati 21 vjeç dhe më pas plagosi edhe veten. Ngjarja ndodhi në derën e Fakultetit të Mjekësisë, në kryeqytet.

Studenti i infermierisë  Aldison Beluli 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar për vdekje studenten e Juridikut, pasi vajza ka refuzuar kërkesën për lidhje dhe më pas veten.

E reja është qëlluar me 5 plumba, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.

“BalkanWeb” mëson se dy të rinjtë kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme “Sotir Kapo” në Zharrez të bashkisë Patos. Mësohet se para një jave Aldison Beluli është grindur me familjarët për këtë çështje, pasi ata i kanë kërkuar që të mos e shqetësonte më Ariela Muratin.

 

Të fundit