Flash News

KRYESORE

Kush është ish-efektivi i forcave RENEA që u arrestua për trafikim klandestinësh

Kush është ish-efektivi i forcave RENEA që u arrestua për

Jetor Zyko,  ish-efektiv i Forcave Renea, i cili dyshohet për trafikim klandestinesh, është vënë në pranga nga policia.

Punonjësi i Policisë, Zyko, trup shërbimi në Komisariatin e Elbasanit, dyshohet se kishte rolin e kontrolluesit të rrugës.

SHÇBA finalizoi goditjen ndaj grupit me 5 të arrestuar, në hyrje të qytetit të Pogradecit rreth orës 23:50, të datës 9 maj 2019. Shërbimet ndaluan 19 shtetas të huaj, me shtetësi kurdë dhe sirianë, të cilët po transportoheshin drejt Tiranës me mjete që drejtoheshin nga shtetasit shqiptarë E.A. dhe T.H.

Policia njofton se shtetasit e huaj kanë hyrë nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit dhe në afërsi të fshatit Trestenik janë marrë me makina nga shtetasit E.A. dhe T.H. Shtetasit M.A. dhe K.M. të cilët ishin shoqërues.

Në këtë aksion të SHÇBA-së u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 automjete, aparate celularë dhe 120.000 lekë. Mbi shtetasit e arrestuar është ngritur akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”.

SHÇBA njofton më tej se po vijon ndjekjen penale në gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për Shefin e Stacionit dhe 2 punonjës të Patrullës të Kontrollit të Kufirit të gjelbër, për mos-përmbushje të detyrës.

Të fundit