Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Kush është Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave, i përfshirë në vrasjen e babait të tij
Jurgen Kurti, viktima që mbeti i vdekur në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për policinë. Në prill të vitit 2016-të, ai u akuzua për vrasjen e babait të tij, me thikë por i shpëtoi burgut pasi autorsinë e krimit e mori përsipër daja i tij, Leonard Ristani, që u dënua me 1.5 vjet burg.
“Babai goditi dajën dy herë në trup dhe ai ra në tokë. Më pas u ngrit dhe u drejtua t’i merrte thikën babit nga dora. U përleshëm të dy me të. Nuk e di me saktësi se cili nga ne e goditi pasi i morëm thikën nga dora, por e pashë që u plagos rëndë dhe u rrëzua. E kam lënë aty të plagosur rëndë, nuk e dija se ka vdekur, dhe u nisa të dërgoj dajën me makinë në spital”, ka treguar asokohe në Polici Jurgen Kurti.
Në vitin 2017 sërish u përfshi në një vrasje në qytetin Durrësit. Pronari i një dyqani ushqimor, shtetasi 58-vjeçar Agim Arapi vdiq pas një përleshjeje fizike me pronarët e një picerie që ndodhet pranë dyqanit të tij. Policia në atë kohë arrestoi si autorë të dyshuar dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe Jurgen Kurtin, dhëndrrin e Kostandinit. Sërish i shpëtoi drejtësisë.
Ne kryeqytet, ai njihej per miqesine e tij me mjaft personazhe te njohur te jetes publike, ndersa ishte edhe pronar i nje resorti turistik ne Dajt.