KRYESORE

Kush është miku i ministrit Lleshaj që i kërkoi falje Alfred Lelës

Kush është miku i ministrit Lleshaj që i kërkoi falje Alfred

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së ushtruar mbi gazetarin Alfred Lela, nga komuniteti i gazetarëve dhe nga vetë Lela u prit të paktën një kërkim falje nga ana e Ministrisë së Brendshme. Por kjo falje përveçse nuk u dha - nga ministri jo e jo por as nënvartës të tij - u "ritheksua" kur nuk u pranua dhuna e ushtruar mbi gazetarin.

Një ditë pas pamjeve të dhunës së drejtuesit të Politiko, që bënë xhiron në mediat e shkruara e televizive dhe ato online, vetë Lela bëri një postim në lidhje me një mik të përbashkët me Lleshajn që i kishte kërkuar falje në emrin e ministrit.

Lela, bëri një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook ku shkruante se një mik, prift katolik dhe profesor ne Gonzaga University ne Firence, i kishte kërkuar falje për dhunën e Sandrit.

Bëhet fjalë për Marjan Palokën, mik i përbashkët i Lelës dhe Lleshajt, i cili në mesazhin e tij drejtuar gazetarit, shkruan se i duket sikur këtë dhunë e ka ushtruar ai.

Statusi i plotë:

Me erdhën këto fjale me email. Nga një mik. Mund te them për te se është prift katolik dhe profesor ne Gonzaga University ne Firence. Po i ndaj me ju, se fjala e burrave te tille, me bese, duhet përhapur. Pas Agush Karametes, një besimtar mysliman qe agjëron, një 'goditje mirësie' nga një i krishtere qe me kërkon falje për një dhune qe nuk e ka ushtruar ai.

Pra, fale Zotit, po, ka shqiptare te mire.

I dashur Alfred,

Po të shkruaj, sepse lajmi per dhunën e ushtruar ndaj teje më shkaktoi një krizë.

Prej vitesh kam një njohje me Sandër Lleshin (me Sandrin, jo me ministrin!). Kjo njohje i i afrohet dhe i ngjet miqësisë.

Duke qenë se nuk jam gati ta shkëpus njohjen me Sandrin, të pakten jo tani, sepse nuk mund të bisedoj sy më sy me të, më duket sikur këtë dhunë ndaj teje e këtë shpërdorim pushteti e kam ushtruar unë.

Për këtë arsye, me ndjenjën më të thellë të turpit për këtë poshtërim të shtetit, që shfaqet në formën e vet më të mjerë nëpërmjet poshtërimit të qytetarit, të kërkoj falje.

Derisa vetë Sandër Lleshi të mos të të kërkojë falje, zëre se unë trokas ditë për ditë në derën tënde për të të kërkuar falje në vend të tij, për sa kohë të mbetet në mua vendimi për ta mbajtur këtë njohje me Sandrin.

Me përshëndetjet më të përzemërta,

M.

Lexo edhe: Ministri Lleshaj: Çfarë donte Alfred Lela aty? Kisha vendosur t`i kërkoja falje por nuk e kam ndërmend

Ditari politik

Të fundit