Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush është Ministri i Brendshëm hije që qeveris botën e krimit?
Gentian Gaba
'Shifting baselines', në shqip mund të përkthehet “spostim i kufijve”. Eshtë një term që përdoret në psikologjinë sociale për të përshkruar ato fenomene ndaj të cilave përshtatemi në mënyrë graduale pa kuptuar ndryshimin e perceptimit tonë në momente të ndryshme kohore.
Sigurisht, ky fenomen është në funksion të ruajtjes së normalitetit psikik të individit, na shpëton nga dëshpërimi, por gjithashtu është shumë i dëmshëm në raportin e individit me pushtetin, sepse prodhon qytetarë të bindur ndaj çdo abuzimi.
Për shembull, pika jonë e referimit për të kuptuar fenomenin e kanabisit nuk është më Lazarati, por kanabizimi i vendit i vitit 2016. Kjo ndodhi gradualisht, duke i shtrirë kufijtë e “normales” (që normale nuk ishte) në një mënyrë të re me të cilën kuptonim raportin midis kontrollit të territorit, përgjegjësinë e forcave të rendit, aftësinë vepruese të trafikantëve dhe përfshirjen e politikës në fenomen.
Ndonëse burimet e informacionit mbi çfarë po ndodhte nuk mungonin, mentaliteti 'shifting baselines', i bëri qytetarët totalisht indiferentë ndaj kriminalizmit të forcave të rendit dhe politikës, sepse kishin krijuar kufinj të rinj të të kuptuarit të këtij fenomeni.
“Kufiri” i ri vendosur nga kanabizimi, por edhe nga përfshirja e një ish-ministri të akuzuar për trafik, pra kalimi nga tolerimi në bashkëpunim, shpjegon mungesën e habisë përballë ndalimit të 613 kilogram kokainë me prejardhje nga Kolumbia. Qytetarët, të mësuar ndër vite me praninë e krimit, lidhjet e tij me politikën, nuk po prodhojnë dot asnjë lloj reagimi.
Kjo është pika fatale në të cilën shoqëria jonë, për të ruajtur normalistetin psikik, dorëzohet përballë kufijve të rinj të “normales”, një sasi e pakontrollueshme parash që kanë potencialin të devijojnë çfarëdolloj aktiviteti institucional dhe demokratik në vend.
Nuk habitet njeri për njëqind e tetëdhjetë milion euro drogë; as për nëntëdhjetë e shtatë rrugë të tjera të kësaj kompanie. Nuk çuditet njëri për faktin se vlera e drogës së ndaluar, është më e lartë se buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2018. Paçka se mund të jetë vetëm një kokrrizë në detin e madh të kokainës që qarkullon në vendin tonë.
Nuk frikësohet njëri prej faktit se diku, në Shqipëri, mund të ketë një, ose disa persona që kanë burime njerëzore dhe monetare më të mëdha se vet “Leviathani” ynë, Shteti. Një “Ministri hije” që qeveris botën e errët të krimit, e cila ka më shumë resurse se antagonistja ligjore e drejtuar nga z. Xhafa.
Një i tillë mund të jetë “Plaku i Madh” i kanabisit, personazhi që u zbulua javën e shkuar nga autoritetet italiane. Një burrë 65 vjeçar, i cili banon në një zonë të panjohur të Shqipërisë, i rrethuar nga njerëzit e tij dhe, sipas italianëve, i mbrojtur nga Policia. Ndoshta figura “leader” e botës së krimit mund të jetë dikush tjetër; madje mund të jetë dikush i zgjedhur nga sindikata e zezë e të “fortëve”. Klani i hashashit, klani i kokainës dhe ai i heroinës. Me siguri ato do të ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo si votimet që organizojnë, me ndihmnë e tyre, politikanët. Me miliarda euro në dispozicion, gjithçka është e mundur.
“Politika dhe mafia (në rastin tonë krimi i organizuar) janë dy pushtete që jetojnë mbi kontrollin e së njëjtës hapësirë. Ato ose luftojnë mes tyre ose bien dakord”- kështu ka thënë Paolo Borselino, përpara se përfaqësuesit e këtyre dy botëve të vendosnin dënimin e tij me vdekje për mospranimin e incestit të këtyre dy pushteteve.
Në këtë moment, për arsye mëse legjitime, pikëpyetje të shumta ekzistojnë mbi natyrën e marrëdhënies midis shteti dhe botës së krimit. Bashkëlidhja jonë në këtë komunitet, që ne quajmë shteti shqiptar, ndodh si pasojë e kërkesës për siguri që ne si qytetarë kemi. Marrëveshja është shumë e thjeshtë: unë si individ nuk përdor forcën, pra dorëzoj armët, në këmbim të mbrojtjes që marr nga komuniteti, i cili gëzon ekskluzivitetin e ushtrimit të dhunës.
Nga momenti që në të njëjtin territor ekzistojnë grupime më të fuqishme se krahu i armatosur i Shtetit, pra Ministria e Brendshme, a mund të ndihemi të sigurt? A mund të vetëkënaqemi me deklarata propagandistike mbi cilësinë e Policisë, rendit dhe reformave, kur lejohet ekzistenca e “nemesis-it”, pra sfiduesit të monopolit shtetëror të forcës?
Sigurisht që, jo. Të dyja nuk mund të qëndrojnë. Nuk mund të bëhet dot Shtet, kur brenda të njëjtit territor ekzistojnë grupime që kërcënojnë rendin dhe stabilitetin me fuqinë e tyre kriminale/ekonomike.
Loja për merita në rastin e zbulimit të ngarkesës së “bananeve”, ekspozoi edhe një herë paaftësinë për të menaxhuar këtë betejë. Kur dëshira për të thënë i “kapëm ne me forcat tona”, është më e madhe se pranimi i problemit dhe se vullneti për të shpjeguar aryset pse Shqipëria po shndërrohet në një udhëkryq trafiqesh, do të thotë se nuk ka asnjë luftë, e nënkuptuar si përballje e vazhdueshme. Nuk ka asnjë strategji, nuk ka asnjë vetëdije për rrezikun eminent që mund të ketë mbi ekonominë, shoqërinë, por vetëm “përplasje” sporadike.
Ditën e tretë, si në traditën më të mirë, gjithçka nis nga e para.
Me këtë qasje, nëse të vërtetat vijojnë të mos thuhen, nisur nga aftësitë tona mahnitëse për t’u përshtatur, dhe indiferencës ndaj kufijve që spostohen në ndërgjegjen tonë shoqërore; një ditë, jo shumë të largët, “Plaku i Madh” nuk do të kënaqet vetëm me një “Ministri të Brendshme”, por do të dojë një Qeveri të tijën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38