
Flash News
Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Rrezikon burgim të përjetshëm
Kritikat ndaj BE, Varhelyi: Mekanizëm për furnizimin me vaksina më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor
Shpreh mbështetjen e SHBA-së që reforma në drejtësi të japë rezultatet e pritura, ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
Kush është Olsian Çela, prokurori i dosjeve të bujshme dhe deklaratat e forta për luftën me krimin

Olsian Çela është betuar sot si kryeprokuror i vendit, pasi kuvendi miratoi kandidaturën e tij me 101 vota pro.
Çela renditej i pari edhe në listën e KLP pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të marrjes në pyetje.
Që prej fillimit ai u përfol si kandidati favorit. Në paraqitjen gjatë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, teksa prezantoi vizionin përballë anëtarëve të Këshillit deklaratat e tij nuk kaluan pa vëmendje.
I fortë ishte momenti kur Çela përmendi avokatë në Shqipëri, (pa emra konkretë) për të cilët tha se firmën e hedhin atje ku u kërkohet, e jo aty ku duhet.
Tjetër deklaratë e fortë e tij kur nënvizoi se prokurorët kanë aplikuar gjithnjë masa penale të ashpra, por sidomos me shtresat më të dobëta të shoqërisë.
“Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin.
Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend e mendojmë cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtet që prokurori në çdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”, deklaronte Çela.
Karriera
Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës.
Pas tre vitesh në Prokurorinë e Tiranës, Çela u emërua te Krimet e Rënda.
Dosjet e bujshme që mori në dorëzim fillojnë nga ajo e “Xibrakës”, ku la në burg Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të grupit, çështjen “Kompas”, që la në burg 32 trafikatë që përdornin prostitutat si korriere, vrasjen e “Mirit të Xhikes” për të cilën u dënua si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.
Çela ka pasur një përplasje edhe me rivalen e tij, Arta Markun, për çështjen Shullazi.
Ai refuzoi të merrte në dorë dosjen “Shullazi”, pas tërheqjes për arsye shëndetësore të prokurorit Ened Nakuçi.
Pas përplasjes me drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prelën, Marku e transferoi Çelën në Berat.
Por pas ankimimit, KLP e riktheu sërish te Krimet e Rënda.
Olsian Çela është gjithashtu njohës i 4 gjuhëve huaja.
Ditari politik









Të fundit






Kur bëhen bashkë fotografi Rankin dhe muzikantja Stefflon Don
19 Janar 2021, 20:00
Makina përplas motoçikletën tek kryqëzimi i Mamurrasit, humb jetën një person
19 Janar 2021, 19:53

Kryemadhi: Me Ilir kemi pas shkruar letra dashurie, tani çdo gjë me mesazh
19 Janar 2021, 19:35
Pse disa gra kanë vapë edhe gjatë dimrit
19 Janar 2021, 19:11


Policia spanjolle sekuestron më shumë se 2 ton kokainë të fshehur në qymyr
19 Janar 2021, 18:21



Topalli tregon ku do të garojë në 25 prill: Kam vendosur vetëm për dy qarqe
19 Janar 2021, 17:20
Covid-19 në Shqipëri, gjashtë viktima dhe 586 raste të reja në 24 orë
19 Janar 2021, 17:09
Besart Kadia bën bilancin e 2020-ës: U hapën 203 biznese më shumë se në 2019-ën
19 Janar 2021, 16:38
Pas 9 vitesh ribashkohen në ekran Mila Kunis dhe Ashton Kutcher
19 Janar 2021, 16:31

A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja? Këngëtarja hedh poshtë akuzat
19 Janar 2021, 15:37
Princi William inkurajon britanikët të bëjnë vaksinën e Covid-19
19 Janar 2021, 15:10