Flash News

KRYESORE

Kush është personazhi VIP që do ti bashkohet paradës së LGBT në 13 maj?

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT kanë njoftuar, përmes një deklarate për shtyp se parada me biçikleta e planifikuar për datën 13 Maj do të zhvillohet sipas parashikimeve, pavarësisht se në të njëjtën ditë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 Organizatorët e Paradës Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi, zhviluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Facebook një prej organizatorëve, Xheni Karaja ka lajmëruar në një farë mënyrë një emër të njohur për publikun që do ti bashkohet parakalimit.

Bëhët fjalë për Kei një prej personazheve të Big Brother, vajza e cila që në nisje të këtij reality show bëri të njohur për publikun edhe orientimin e saj seksual duke hyrë këtë herë në çift me partneren e  saj Vivin.

"Koha për negociata dhe dashuri, jo urrejtje! 13 maj, ora 10:00, Pallati i Kongreseve"-shkruan Xheni Karaj.

Të fundit