Flash News

KRYESORE

Kush është personi që shoqëroi Fabjan Gaxhën mbrëmjen e 4 tetorit?

Kush është personi që shoqëroi Fabjan Gaxhën

Avokati i Elvis Martinaj, i dënuar me 30 ditë burg, i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ka dhënë disa detaje rreth ngjarjes së 4 tetorit, ku mbeti i vdekur Fabjan Gaxha.

Sipas avokatit, Fabjan Gaxha s’ka qenë asnjëherë bodyguard  i Martinaj.  Më tej avokati, i pyetur rreth ngjarjes,  u shpreh, se sipas Martinaj, me Gaxhën ka hyrë dhe dikush tjetër në lokal.

“Me Fabjan Gaxhën ka hyrë edhe dikush tjetër në lokal që Ervis MartinAJ se ka njohur dhe nuk e di kush është”, deklaroi ai. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj rreth personit që shoqëronte Gaxhën në mbrëmjen e 4 tetorit.

Avokati i Ervis Martinajt: Ndaj klientit tim nuk ka asnjë akuzë konkrete; u përpoq të shuante sherrin

Të fundit