Flash News

KRYESORE

Kush është ‘rebeli opozitar’ Robert Bitri? Më shumë socialist sesa me LSI-në

Kush është ‘rebeli opozitar’ Robert Bitri? Më

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, u shpreh sot, në një prononcim për mediat, se ai nuk është dakort me aksionin opozitar të mosbindjes civile. Deputeti i cili është duke ‘gëzuar’ mandatin e tij të dytë si ligjvënës, është zëri i parë nga radhët e opozitës i cili mesa duket ka mendim të ndryshëm nga grupi ku bën pjesë.

Në pesë vite në Kuvend, kjo është hera e dytë që Bitri bëhet 'lajm' (arritje jo e vogël sepse ka kolegë të tij që akoma nuk u është dëgjuar zëri). Në fund të 2016-ës, gjatë diskutimeve për buxhetin, deputeti agronom, do të shfaqej në kronikat e televizioneve duke kërkuar që investimet në rrugë t’i bëjë vetëm Ministria e Transporteve, dhe të përjashtoheshin dy Fondet e Zhvillimit që janë në varësi të zëvendëskryeministrit.

Në CV e tij, Bitri ka shërbyer si Kёshilltar pёr pushtetin lokal i Kryeministrit gjatë vitit 1997, ndërsa për afro pesë vite ka qenë Kryetar i Komitetit Shtetёror tё Kthimit e Kompensimit tё  Pronave tё ish-pronarëve. Për një vit, Mars 2012 – Prill 2013, Bitri ka qenë me detyrë Prefekt i Qarkut Fier.

Por edhe pse mandatin e deputetit e ka fituar për herë të parë me LSI-në, angazhimin më të gjatë Robert Bitrit e ka si socialist. Nga ‘91–‘97, ka qenë anëtar i Kryesisë sё Partisë  Socialiste, Fier, ndërsa nga 1991 deri në 2012, ka qenë anëtar i Partisë Socialiste. LSI-së i është bashkuar në vitin 2012.

 

Të fundit