Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kush është Ri Chun Hee, 74 vjeçarja që njofton botën nëpërmjet ‘TV’ për veprimet Koresë së Veriut
Imazhin e Ri Chun Hee e keni parë shpesh në televizione dhe në internet sa herë që një lajm i rëndësishëm del nga Koreja e Veriut. 74 vjeçarja, që prej vitit 1971 është figura qëndrore e televizionin të Koresë së Veriut, e cila shpesh njofton botën për testet e fuqishme bërthamore.
Ri Chun Hee ka lindur në një familje të varfër në Tongchon, ndërsa ka studiuar për artin e performancës në Universitetin e Artit dhe Filmit në Pehnian. Që prej vitit 1980, ajo bën dalje të rregullta në televizionin KCTV dhe deri në vitin 2012 ka qenë drejtuese e departamentit të lexuesve të lajmeve.
Ajo ka marrë përsipër njoftimin e vdekjes së ish-lidërve Kim II-sung (1994) dhe Kim Jong-il (2011), ndërkohë vazhdon të mbajë përgjegjësinë për raportimin e testeve bërthamore që dërgojnë mesazhe drithëruese në mbarë botën.
Në Korenë e Veriut, Ri Chun Hee konsiderohet në mënyrë absolute si raportuese e së vërtetës.