Flash News

KRYESORE

Kush është Sabaudin Çelaj që po fundos Saimir Tahirin? U arrestua në 2014-ën...

Kush është Sabaudin Çelaj që po fundos Saimir Tahirin? U

Një tjetër bisedë e përgjuar nga autoritetet italiane u publikua mesditën e sotme nga Top Channel, ku implikohet direkt ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si person i lidhur me trafikantët e drogës.

Më 16 dhjetor të vitit 2013-të, autoritetet italiane kanë përgjuar një bisedë mes Moisi Habilajt, kushëriri i Tahirit i arrestuar dje, dhe Sabaudin Çelajt.

Gjatë bisedës, autoritetet kanë regjistruar: “Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.

Pas kësaj bisede, policia italiane është vendosur në ndjekje të Çelajt, i cili është arrestuar në korrik të vitit 2014. Sabaudin Çelaj u arrestua në flagrancë në Katania, pasi në makinë iu gjet një sasi e madhe kanabisi që kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjatë aksionit u arrestua edhe shtetasi tjetër shqiptar, Dritan Dervishaj.

Të fundit