Flash News

KRYESORE

Kush është Salvador Sobral dhe kuptimi i këngës fituese në Eurovision

Portugalia ka 53 vite që konkuron në Eurovision duke shpresuar gjithnjë për të rrëmbyer çmimin e parë, por atëherë kur nuk e prisnin triumfuan me një këngë që është pëlqyer në mënyrë unanime nga të gjithë. Kur Salvador Sobral , këngëtari 27-vjeçar, hyri në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave të Kievit, si pjesë e hapjes së Eurovision Contest, ai dukej i çkujdesur dhe si një vrapues prodhimi, i cili ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohen e gabuar.

Me një mjekër të ashpër dhe me një topuz të çrregullt, Sobral ofroi vetëm një buzëqeshje të turpshme, ndërsa kolegët e tij, paraqisnin grindje dhe këmbënguljetë denjë të distriktit Një në Lojrat e Urisë. Kur u ngrit në skenë, Sobral këndoi “Amar Pelos Dios” atë që e përshkroi si një këngë dashurie. Një këngë “e trishtuar” e cila u shkrua nga motra e tij, në portugalisht. Por pëshpërima e tij, goja që mërmërit, rrëmbeu shumë zemra, megjithë barrieren e gjuhës.Amor Pelos Dios, është tribut u traditës portugese folklorike  i stilit Fado, një zhanër i tërë që minon vajtimin dhe vokalin e Sobral, pothuajse të hutuar nga vargjet dhe çelësat e ndezur.

Kush është Salvador Sobral që fitoi zemrat e të gjithëve?

Sobral është lindur në Lisbonë dhe me muzikën është marrë qysh në moshë të vogël. Së bashku me motrën e tij, ai ka marrë pjesë në Pop Idol, në Portugali, ku është renditur ndër finalistët më të mirë. Kënga që 27-vjeçari perfomoi në Eurovision është krijuar nga e motra. “Amar Pelos Dois”, një baladë dashurie me tone xhazi, ishte një shpërthim emocionesh dhe ky ishte edhe qëllimi i artistëve.

Në intervistën pas fitores, Salvador tha se ai akoma nuk po e kuptonte që kishte fituar, derisa dikush nga grupi i tha se je ti fituesi. Vazhdonte të mos e besonte...

“Kjo është një fitore për ata që kompozojnë muzikë të vërtetë që ka kuptim. Muzika nuk nënkupton fishekzjarre, por nënkupton ndjenja...” – tha Salvador pasi mori çmimin mbrëmë dhe bashkë me të edhe duartrokitjet e të gjithëve.

Burimi: The Telegraph

Të fundit