Flash News

KRYESORE

Kush është shefi politik i Arta Markut, Basha i nxjerr emrin

Kush është shefi politik i Arta Markut, Basha i nxjerr emrin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar fjalën e tij në Kuvend, ndonëse kryetari Gramoz Ruçi e ndërpreu seancën. Fjala e Bashës vijoi normalisht përmes lidhjes live ne facebook. Në fjalën e tij, Basha denoncoi sërish rastin “Xhafaj” dhe hetimet e Prokurorisë mbi këtë çështje.

Sipas Bashës, ligji nuk mund të veprojë mbi familjen Xhafaj, sa kohë që ministri i Brendshëm është shefi politik i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut dhe Donika Prelës, Prokurorja e Krimeve të Rënda.

“Sa kohë që është shefi i Arta Markut dhe Donika Prelës, ligji nuk ka fuqi mbi të, siç nuk kishte për 4 vjet për Tahirin, por vetëm për Dritan Zaganin që rrëmbehet në mes të natës dhe më pas detyrohet të largohet në azil, për kuksianët e pafajshëm që u ngritën për mbijetesë, por jo për Agron Xhafajn e Fatmir Xhafaj.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ministri i Brendshëm është subjekt i ligjit antimafia, ai që ka për detyrë ta zbatojë këtë ligj është vetë subjekt i këtij ligji. Kërkon të shkatërrojë provat e të kompromentojë hetimin dhe të garantojë pasurinë e familjes së tij. Dje PD mori denoncime nga burime të sigurta me prova dhe fakte se familja Xhafaj me mbrojtjen e Ramës është thelluar për të mbuluar krimin e mbrojtur vëllezërit Xhafaj”, u shpreh Basha.

Të fundit