Flash News

E-TJERA

Kush është Shpresa, shqiptarja që punon në qeverinë e Kanadasë

Kush është Shpresa, shqiptarja që punon në qeverinë e

Prej 5 vitesh është pjesë e qeverisë kanadeze. Punon si këshilltare për politikat e pronësisë intelektuale në Kanada , ndërsa së fundmi vjen në Kosovë për të punuar mbi një projekt për periudhën e luftës.

Shpresa Lloshaj, e ftuar në  emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tregon se po punon për një dokumentar lidhur me gratë gjatë luftës në Kosovë.

“Film dokumentar flet për përvojat dhe rolin e gruas gjatë luftës në Kosovë sepse kur kam filluar një bisedë me gratë e kam parë që ata nuk kanë qenë viktima sikur u paraqiten dhe nuk janë pjesë e narracionit të luftës tashmë”, ka thënë Loshaj.

Ajo po ashtu tregoi se ka bërë një hulumtim shkencor që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe Kosovën.

“Edhe unë gjithmonë jam munduar të mbaj kontakt dhe të mësoj për Kosovën dhe kam bërë një hulumtim shkencor se sa ka mundur komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë Kosovës të krijojë kapacitet institucional”, ka thënë Loshaj.

 

Të fundit