Flash News

KRYESORE

Kush është shqiptarja e parë “hyjnesha” që mposhti Everestin?

Kush është shqiptarja e parë “hyjnesha” që

Xhimi Begeja, shqiptari i cili ngjiti majën e Everestit për 100 vjetorin e Shqipërisë, ka lajmëruar përmes një statusi në faqen e  tij të Facebook, një tjetër arritje rekordi por këtë herë jo nga ai.

Bëhet fjalë për Uta Ibrahimi, alpinisten e parë shqiptare e cila ngjiti majën e malit Everest në të gdhirë të datës 22 maj 2017.

“Ajo nuk u tërhoq nga moti keq ,por e gjunjëzoi Malin Vrasës me mësymjen e dytë”-shkruan Begeja.

Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, ka një lartësi prej 8.848 metra. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës.

Statusi i plotë i Xhimi Begeja:

Uta Ibrahimi 

Hynejsha që mposhti Everestin

Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshketare të mbare Trevave Shqiptare

Sot në të gdhirë të dt 22 maj 2017 ora 05,05

Ajo e mposhti Everestin, ku sot ai mori jetën e 4 alpinisteve nga bota.

Ajo nuk u terhoq nga moti keq ,por e gjunjëzoi Malin Vrases me mesymjen e dyte.

Ajo per 15 min e ka Boten nen kembet e saj .

Ajo nderoi nje komb, dhe vendosi Flamuri i Kombit tone dhe te Kosovës si shqiptarja e pare

Ajo nderoi vehten dhe miqt e saj.

Ajo nderoi dy prindet e saj ,motrat dhe vellain .

Ajo nderoi alpinizmin e Shqiprise, Kosoves dhe mbare Trevave shqipfolëse.

Ajo nderoi Shoqaten “Dajti Alpino Turistike” dhe gjithë anëtarët e saj si organizuesia dhe menaxhuesia e ekspedites “Femra Shqiptare ne Everest”.

Ajo nderoi Shoqaten Bjeshketare Alpinistike Pashtriku per kontributin dhe financimin e dhene .

Ajo nderoi Familjen Begeja si ideatore ,mbështese dhe financues se saj.

Ajo nderoi te gjithe filantropet e kontribuesit te cilet pa mbeshtetje dhe financimin e tyre nuk mund te shkohej deri ketu .

Ajo me nderoi mua si tranjerin e saj , si dhe drejtues dhe menaxhues i ekspedites.

Ajo nderoi Liderin Tendi Sherpa dhe stafin e comp Tagnepal qe u treguan te jashtzakonshem pergjate kesaj periudhe ne pergatitjen e saj ne Himalaja dhe Bc Everest Nepal

Ajo e beri te sajen , por ky Komb me dy shtetet duhet ta respektoje dhe ta vlersojne ate.

Zoti e bekofte per karakterin dhe virtytet qe ajo tregoi gjate gjithe kesaj periudhe ne Himalaja.

Arinetes dhe Nazit i urojme te njejtin fat.

Mua mu plotesu dhe nje ender tjeter.

Miqsisht

Xhimi Begeja

Bc Everest

Të fundit