Flash News

KRYESORE

Kush i dërgoi SMS Elisa Spiropalit gjatë emisionit? Moderatori: Dimë që inbox-i u “përmbyt”

Mbrëmjen e djeshme, ministrja e  Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin ‘Debati në Channel One’ të gazetarit Roland Qafoku.

Ndërsa përgjigjej përballë panelit të gazetarëve, ajo që ra në sy ishte fakti se celulari i ministres së sapoemëruar nuk reshte nga mesazhet e shumta.

Ky detaj u shfaq shpesh herë në ekran, pasi kamerat e fokusuan Spiropalin teksa lexonte vazhdimisht mesazhet e mbërritura në telefonin personal.

Por, nga kush vinin ato SMS?

“Nuk e dimë, por e vërteta është se inbox u përmbyt”, shkruan gazetari Roland Qafoku, pak ore pas emisionit në rrjetet sociale.

Të fundit