Flash News

KRYESORE

‘Kush i përdor do dënohet’, ashpërsohet ligji për qeset plastike, çfarë ndodh nga 1 qershori 2020

‘Kush i përdor do dënohet’, ashpërsohet ligji

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive të qarkut Elbasan njoftoi se nga 1 qershori i 2020-ës qeveria do të marrë masa të rrepta për përdoruesit e qeseve plastike. Klosi tha se do tentohet  që përdorimi i tyre të shndërrohet në vepër penale, si mënyrë për ndërgjegjësimin e qytetarëve.

 “1 qershori i vitit 2020 është një datë që ne do të tentojmë ta miratojmë në parlament nëpërmjet ndryshimit ligjor përkatës ku do të jetë dita që do ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike. Do të penalizohen edhe ata që i përdorin këto qese plastike, jo vetëm ata që i prodhojnë. Pra na duhet një ndërgjegjësim i madh publik që përdorimi i qeseve të jetë vepër penale”, deklaroi ministri Klosi.

Nga ana e tyre, drejtuesit e bashkive të qarkut Elbasan kërkuan subvencionim nga qeveria për të mbuluar transportimin e mbetjeve urbane nga vendgrumbullimet drejt inceneratorit që është ndërtuar në Elbasan.

Të fundit