Flash News

KRYESORE

Kush ishin parrullat dhe personazhet më pikant që shoqëruan protestën?

Të shumtë ishin qytetarët që i’u bashkuan protestës  së sotme, të zhvilluar nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nuk kanë munguar parrullat kundër qeverisë Rama, por njëkohësisht edhe ato pro PD-së. “I dashur Edi mund të qëndrosh në Itali këtu nuk na duhesh”-shkruhej në një prej tyre.

Ndërsa figura të tjera të njohura për publikun janë bashkuar protestës, duke treguar mbështetje si për Partinë Demokratike ashtu edhe për ish-liderin e saj Sali Berisha.

Elvira ka qenë një vajzë nga qyteti i Shkodrës, e cila zgjidhi të vinte në Tiranë e veshur me një bluzë në të cilën ishte stampuar fotografia ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ai është bota ime, është babai i të gjithëve!”-ka thënë ajo për Report.tv.   

“Ujku i Cërrikut” ka qenë një tjetër personazh i njohur për shqiptarët. Mbështetjen e  tij për PD e kishte treguar duke lyer flokët në gjyrë blu ku kishte shkruar inicialet e Partisë Demokratike.

 

 

Të fundit