Flash News

KRYESORE

Kush janë 10 deputetët që dolën kundër PS dhe ‘të vetëve’, votuan kundër ndryshimeve kushtetuese

Kush janë 10 deputetët që dolën kundër PS dhe

Vetëm 10 deputetë të kuvendit të Shqipërisë dolën kundër ndryshimeve kushtetuese, të propozuar fillimisht nga opozita parlamentare dhe më pas e mbështetur nga mazhoranca, që parashikon hapjen e pjesshme të listave dhe kufizim të koalicioneve.

Bëhet fjalë për deputetë që praktikisht dolën edhe kundër kolegëve të tyre të ashtuquajtur ‘opozitarë’, të cilët bashkuan votat me PS për të miratuar ndryshimet në kohë pandemie dhe pa marrëveshje me opozitën e bashkuar.

Kundër votuan: Artur Roshi, Fatjona Dhimitri, Erion Piciri, Elda Hoti, Kujtim Gjuzi, Gjetan Gjetani, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Suzana Topi, Zef Shtjefni, ndërsa munguan Eljo Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi pasi u prekën nga covid-19.

Të fundit