Flash News

KRYESORE

Kush janë 10 personazhet VIP më të ndjekur në 'Instagram' gjatë 2017-s

Kush janë 10 personazhet VIP më të ndjekur në

Instagram është kthyer në rrjetet sociale më të përdorura vitin e fundit. Personazhet VIP e përdorin për të promovuar veshjet dhe vlerat e tyre, njëkohësisht për të krijuar imazhin.

Por kush janë 10 pesonazhet VIP që kanë më shumë ndjekës?

  1. Listën e kryeson Selena Gomez me 130 milion ndjekës, ku gjatë vitit 2017 ajo ka shpërndarë shumë postime duke përfshirë edhe momentin delikat atë të transplantit të veshkës.
  2. I dyti renditet Christiano Ronaldo me 116 milion ndjekës. Gjatë këtij viti fotoja që ka bërë më shumë bujë në llogarinë e tij ka qenë fotoja me dy binjakët.
  3. E treta Ariana Grande me 115 milion ndjekës kalon në vend të tretë. Grande ka qenë pjesë e një sulmi terrorist, gjatë një koncerti të mbajtur në Manchester, më 22 maj të këtij viti.
  4. Beyonce numëron plot 108 milion ndjekës në llogarinë e saj. Postimi i saj ku lajmëronte shtatëzaninë e dytë është statusi më i ndjekur.
  5. Kim Kardashian qëndron në vend të pestë me 104 milion ndjekës.
  6. Taylor Swift, mbretëresha e pop-it, kalon në vend të gjashtë 104 milion ndjekës, pak ndjekës më pak se Kim Kardashian. Ajo ka qëndruar larg rrjeteve sociale këtë vit dhe ka preferuar të shpërndajë foto me fansat vetëm pas daljes së albumit të saj "Reputation".
  7. Kylie Jenner qëndron në vend të shtatë me 99.5 milion ndjekës. Ajo ka arritur të rrisi numrin e ndjekësve falë këshillave të saj të bukurisë dhe shtatëzanisë shumë të përfolur.
  8. Aktori Dwayne Johnson renditet në vend të tetë me 96 milion ndjekës.
  9. Justin Bieber pozicionohet në vend të nëntë, ku gjatë këtij vitit ai është fokusuar më shumë tek projektet e tij muzikore.
  10. Kendall Jenner qëndron në vend të dhjetë. motra më e vogël e Kim Kardashian është edhe modelja më e paguar në botë.

 

 

Të fundit