Flash News

KRYESORE

Kush janë 5 reperët më të pasur në botë, shifrat marramendëse që kanë në llogaritë bankare

Kush janë 5 reperët më të pasur në botë, shifrat

Forbes ka bërë të ditur kalsifikimin e pesë reperëve më të pasur në botë, bazuar në pasuritë e deklaruara.

Për të shtatin vit me radhë revista ka kurorëzuar Sean Combs, emri i artit Puff Daddy në krye të listës.

Sipas ‘Tgcom24’ pasuria e tij arrin në 820 milionë dollarë, që në pjesën më të madhe vjen nga aktiviteti i tij si biznesmen dhe jo thjesht nga muzika. Pas tij vjen Jay Z e Dr. Dre.

Sean Combs ndodhet në krye të klasifikimit falë të ardhurave që vijnë nga aktiviteti i lidhur me prodhimin e vodkës, një kanal televiziv, tekilës etj. Pas tij, me vetëm 10 milionë dollarë, është Jay-Z, bashkëshorti i Beyoncé, që edhe ai ka të ardhura nga aktivitetet si pronar i Roc Nation de themelues i Tidal.

Në vendin e tretë renditet Dr. Dre,me 740 milionë dollarë. Në vendin e katërt e të pestë renditen Bryan “Birdman” Williams, që ka në bankë 110 milionë dollarë dhe Drake, me 90 milionë dollarë.

 

Të fundit