Kush janë 7 personat e tjerë që humbën jetën  bashkë me Kobe Bryant dhe vajzën e tij

Aksidenti tragjik i basketbollistit Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna Bryant ka tronditur botën e sportit dhe të ekranit po ashtu.

TORONTO, ON – FEBRUARY 14: Kobe Bryant #24 of the Los Angeles Lakers and the Western Conference warms up with daughter Gianna Bryant during the NBA All-Star Game 2016 at the Air Canada Centre on February 14, 2016 in Toronto, Ontario. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Elsa/Getty Images)

Helikopteri i tyre u rrëzua dhe mori flakë, duke marrë jetën e 9 personave që ishin në bord. Shumë sportistë nga e gjithë bota, basketbollistët që kanë luajtur me të dhe njerëz të artit, muzikës e kinematografisë janë solidarizuar duke bërë homazhe dhe dedikime për legjenden e basketbollit.

Por kush ishin 7 personat e tjerë që udhëtonin bashkë me Kobe-n dhe Gianna-n?

Ara Zobayan i cili është piloti i helikopterit. Ai bashkë me 8 personat e tjerë kanë humbur jetën dje. Ata po fluturonin për në Thousand Oaks, California, dje në mëngjes për një lojë basketbolli, ku Gianna pritej të luante dhe Bryan-t si trajner.

Trajneri i bejsbollit të Orange Coast College (OCC) John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza, Alyssa.

Gianna dhe Alyssa ishin shoqe skuadre në Akademinë Mamba, dhe shpesh udhëtonin me njëra-tjetrën kur kishin ndeshje. Një prej viktimave është edhe Christina Mauser, asistente e trajnerit të basketbollit për vajza, në një shkollë private K-8 në Orange County.

Sarah Chester dhe vajza e saj, Payton, ishin gjithashtu pasagjere në helikopter, sipas një postimi në Facebook nga Todd Schmidt, drejtori në Shkollën Fillore Harbour View, ku kishte studiuar Payton.