Flash News

KRYESORE

Kush janë deputetët që takuan sot Tahirin në Kuvend

Pas afro 6 muajsh, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, është kthyer në Kuvend. Prania e tij dhe deklaratat për mediat e kanë bërë ish-ministrin protagonistin e ditës sotme.

Ajo që ra në sy ishte se deputeti Saimir Tahiri ishte vetëm gjatë gjithë kohës por disa deputetë nuk ngurruan ta takonin atë. Fotografi Agim Rama ka postuar disa momente kur depuetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë takuar ish-ministrin Tahiri.

I pari që e takoi atë dhe dha një shtrëngim duarsh ishte ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili është afruar të takojë Tahirin. Jo vetëm Koka por edhe deputetë të tjerë kanë takuar ditën e sotme Tahirin edhe pse në të shumtën e kohës ai ishte vetëm.

Një tjetër moment që është kapur nga fotografi Rama është kur ish-kryeministri Sali Berisha, ka xhiruar me video-live Tahirin.

Të fundit