Flash News

KRYESORE

Kush janë dy gjyqtarët që dolën pjesërisht kundër vendimit ndaj Dritan Dajtit

Janë pesë gjyqtarë të dosjes së Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e katër policëve në 2019-n, të cilët mbajtën qëndrimet për dënimin e tij. .

Gjyqtari nga Shkodra, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë shprehur pjesërisht kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dajtit. Ndërsa, tre kolegët e tjerë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini kanë firmosur dokumentin për dënimin me burg vetëm me 25 vite të Dajtit.

Është gjykatësi Vjerdha që ka publikuar një foto të vendimit në Facebook, për të bërë sa më transparent qëndrimet.

Por, siç shihet dhe nga komentet në profilin e tij, “juria popullore” është kundër gjykimit të shkurtuar ndaj Dajtit.

Edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sot në një deklaratë për median, njoftoi se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e gjyqtarëve që kanë vendosur uljen e dënimit të Dajtit me 25 vite.

“Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Të fundit