Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kush janë dy ministrat që rrezikojnë të shkarkohen në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama u la afat vetëm 6 muaj
Partia Socialiste pritet të zhvilloje punimet e Asamblesë Kombëtare më 22 korrik.
Data u caktua në mbledhjen e Kryesisë së PS, të nisur që prej orës 10.00. Megjithatë, kujtojmë se në punimet e fundit të asamblesë u shkarkuan 6 ministra dhe zv.kryeministrja Senida Mesi, ndërsa u la afat dy të tjerëve.
Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, duke u lënë afat gjashtë muaj për të parë rezultatet në punën e tyre
“Blendi Klosi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor. Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu e ka të qartë”, deklaroi Rama në dhjetor të 2018-ës.
Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë në takimin që do të zhvillohet pas një jave nëse priten ose jo ndryshime në qeveri.
Shkarkoi shtatë prej tyre; kush janë dy ministrat që Rama u la afat gjashtë muaj