Flash News

KRYESORE

Kush janë dy shqiptarët që u arratisën nga burgu në Greqi

Mediat në Greqi kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve, që u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës. Bëhet me dije se të arratisurit janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa.

Leonard Pepa nga Elbasani dyshohet se ka kryer 13 vjedhje dhe 3 grabitje, ndërsa po në qytetin e tij rezulton i dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Shtatë vite më parë, Pepa  është arrestuar në Igumenicë me një sasi të madhe droge prej 244 kg kanabis. Ai ka përfunduar në burg në Greqi më 30 tetor 2017.

Elvis Pepa, 31 vjec, nga Elbasani me banim në Kavos të Korfuzit është arrestuar me 7 korrik të 2018.  Dy shqiptarët e arratisur nga burgu gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Të fundit