Flash News

KRYESORE

Kush janë gazetarët dhe portalet armike të Lulzim Bashës

Kush janë gazetarët dhe portalet armike të Lulzim Bashës

Në emai-lin që u bë publik në media lidhur me porositë e Lulzim Bashës për demokratët, është edhe një listë me portalet dhe gazetarët që lidershipi demokrat i konsideron si armike.

‘Top Channel’, ‘Klan’, ‘Vizon Plus’, ‘Report TV’, ‘TVSH’, Basha i quan si të blerë nga Edi Rama, duke i ndaluar demokratët të marrin pjesë në emisionet e tyre. Për gazetarët Mero Baze e Skënder Minxhozi thuhet se janë konsumuar së tepërmi nga përdorimi i Ramës dhe përmendet më pas emri i gazetarit Sokol Balla që e quan  shpifës kundër PD-së.

Ndërsa si media ‘të ndaluara’ Basha liston: ‘Tema’, ‘Java News’ ‘Real Story’. Për media të tjera, pa përmendur emra, kryedemokrati thotë se janë portale afër Edi Ramës.

“Strategjia antiopozitare e Edi Ramës tani ka kaluar në një fazë të re! Kjo fazë përfshin edhe blerjen e sa më shumë portaleve, ndërkohë që, përveç televizioneve lokale si Report TV, ai kontrollon plotësisht televizionet me licensë kombëtare TVSH, Top-Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.

Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsumit të madh të Mero Bazes/Temës, Skënder Minxhozit/Javanews, prej shumë vitesh në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, ka hedhur në skarierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin RealStory. Detyra e tij e posaçme është të marrë rolin e shpifësit publik kundër Partisë Demokratike, duke i shërbyer propagandës antiopozitare, diversioneve dhe sulmeve kundër opozitës, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.”- shkruhet në email-in drejtuar demokratëve.

 

 

 

 

Të fundit