Flash News

KRYESORE

Kush janë hienat për të cilat flet Tahiri: Meta, apo Kokëdhima?

Kush janë hienat për të cilat flet Tahiri: Meta, apo

Raporti i Departamentit të Shtetit i ka futur në sherr dy aleatët që qeverisin vendin, PS-në dhe LSI-në. Kreu i grupit parlamentat, Luan Rama, e sheh si shqetësues konstatimin e DASH dhe ka kërkuar një reagim të menjëhershëm të institucioneve të shtetit.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, spektakli televizi i policëve që kapin kanabis nuk është diçka serioze për vendin.

“Ky konstatim shqetësues kërkon një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore. E rëndësishme për vendin që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis”, tha Luan Rama.

Kjo deklaratë ka sjellë një reagim të ashpër të ish ministrit Tahiri. Ai i ka quajtur hiena aleatët e qeverisë dhe të gjithë ata që kanë dalë nga oborri i PS-së.

Hienat, siç i quan Tahiri ata që kanë folur me shqetësim për situatën e kanabisit në vend, janë Luan Rama, Petrit Vasili dhe Koço Kokëdhima. Duhet theksuar se për PS-në, zërat Brenda LSI-së flasin në emër të Metës.

Për cilat hiena do ta ketë pasur fjalën Tahiri?

Të fundit