Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Kush janë ‘peshqit e mëdhenj’ të drogës? Alibeaj: Ata nuk u afruan në port për një arsye
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, foli për kapjen e 613 kg kokainë në Maminas, që sipas tij ka prapavijë politike.
I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se kush janë peshqit e mëdhenj, Alibeaj u shpreh me bindje të plotë se janë të përfshirë politikisht, duke përmendur kryeministrin dhe vëllain e tij.
“ ‘Arbi Garden’ ishte vetëm eksportues bananesh. Nuk përmbush profilin e një peshku të madh. Mbinë ‘befas’, jo pak por 613 kg e pastër kokainë që është një masa e stërmadhe kriminale. Është vërtetë një angazhim i madh kriminal. Garancia për ta shoqëruar nga pika e nisjes te e mbërritjes është e madhe. Do duhet të jetë një dorë që të urdhërojë doganat, policinë, të jetë një dorë e sprovuar. A mund ta jap këtë një tregtar i vogël bananesh? “, u shpreh Alibeaj.
Më tej ai shtoi se droga qëndroi për ditë me radhë në port dhe se sipas tij, ‘peshqit e mëdhenj’ nuk u afruan sepse u sinjalizuan nga dikush.
“’Peshqit e mëdhenj’ do të vinin të merrnin pjesën e tyre. Peshqve të mëdhenj u kanë bërë një fishkëllimë dhe nuk erdhën. Të lajmëruar nga partnerët ndërkombëtarë nuk mund ta them... por garancia qëndron në qeveri”, u shpreh ndër të tjera Alibeaj.