Flash News

KRYESORE

Kush janë rreziqet e mëdha që vijnë nga ndryshimi klimatik

Kush janë rreziqet e mëdha që vijnë nga ndryshimi klimatik

Marrëveshja e Parisit për klimën, e arritur në vitin 2015, është një prej sukseseve ndërkombëtare në epokën moderne.

Në këtë marrëveshje historike, nga e cila SHBA-ja e Donald Trump ka dalë, 195 vende nga e gjithë bota, praktikisht çdo komb i Tokës, kanë dekretuar se kombet do të ndërmarrin reduktime të shpejta të prodhimit të gazit me efekt serë.

Kjo marrëveshje inkurajon gjithashtu vendet e zhvilluara të ndihmojnë vendet më pak të zhvilluara që të tejkalojnë humbjet dhe të përballen me dëmet klimatike.

Temperaturat vazhdojnë të rriten. Viti 2016 ishte viti më i nxehtë dhe viti i tretë radhazi që arrin rekord nxehtësie. Ndërsa ngjarjet klimetike ekstreme janë bërë diçka normale dhe jo më diçka e jashtëzakonshme. Me rritjen e ditëve të nxehta janë rritur thatësirat dhe zjarrërat në zonat më të pambrojtura. Nga ana tjetër edhe temperatura e oqeaneve është rritur ndjeshëm duke bërë që të avullojë më shumë uji dhe si pasojë rreshjet janë gjithnjë e më intensive duke shkaktuar përmbytje rekord.

Nivelet e dioksidit të karbonit kanë kaluar nivelin e 400 ppm (pjesë për milionë) në mars të vitit 2015. Hera e fundit që arrihej ky nivel në Tokë, njerëzit nuk ekzistonin. Shkencëtarët kanë sugjeruar se niveli i CO2 duhet të ulet nën 350 ppm për të evituar efektet më shkatërruese të krizës klimatike. Megjithatë në vitin 2016, 81 për qind e gjithë energjisë vazhdon të prodhohet nga karburantë ma bazë karbonin.

Kostot ekonomike të ndryshimeve klimatike vazhdojnë të rriten. këtë vit, forumi ekonomik i Davos-it e përcaktoi krizën klimatike si kërcënimin më të madh për ekonominë botërore. Ndërsa OKB-ja në vitin 2015 vlerësoi se dëmet e shkaktuara nga klima lënë 15 milionë persona të pastrehë duke rënduar edhe më shumë krizën e refugjatëve në botë, që është një problem gjigant ekonomik dhe politik.

 

 

Të fundit