Flash News

KRYESORE

Kush janë më të mirë qentë apo macet? Shkencëtarët përgjigjen...

Kush janë më të mirë qentë apo macet?

Të apasionuarit pas kafshëve shtëpiake ju bën që hera herës të gjendeni në dilema të tilla, se cilët janë më të mirë qentë apo macet. Kësaj dileme tashmë shkenca i ka dhënë fund duke argumentuar përgjigjen e dhënë.

Shkencëtarët thonë se qentë janë më të mirë për shëndetin tuaj sesa macet. Kjo argumentohet me faktin se qentë janë më pak të prirur të sulmojnë, ndërsa të nxisin për më shumë aktivitet gjatë ditës.

Ndërkohë sipas studiuesve nëse rriteni me një qen në shtëpi, ndihmon shumë në zvogëlimin e alergjive tek fëmijët, ndërsa mund të jetë një lloj ndihmese edhe tek të mëdhënjtë me diabet. Qentë janë të aftë të lexojnë emocionet e njerëzve ndryshe nga macet.

Ndërkohë macet janë të prirura të jenë më lozonjare dhe priren të jenë gjithnjë në interesin e tyre. Prandaj, fatkeqësisht për macet, qentë janë kafsha superiore shtëpiake. Megjithatë shkencëtarët sqarojnë se çdo lloj kafshe që e mbani në shtëpi e përmirëson shëndetin.

Të fundit