Flash News

KRYESORE

“Kush je ti?” analisti përplaset në emision me Kryemadhin

“Kush je ti?” analisti përplaset në emision me Kryemadhin

Në emisionin ‘Real Story’ është zhvilluar një debat me tone të larta midis analistit Arjan Vasjari dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Vasjari ka kërkuar nga Kryemadhi që të mos kundërshtojë çdo proces të prokurorisë dhe policisë, duke iu referuar arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj. “Kush je ti?”, iu drejtua Vasjari Kryemadhit teksa kjo e fundit po i përmendte emrat e kryebashkiakëve të Fierit dhe Elbsanit, si zyrtarë që duhet të ishin arrestuar nga policia.

“Ti nuk mund të më baltosësh mua dhe unë të mos them të vërtetat”, tha Kryemadhi duke iu referuar akuzave ndaj socialistëve.

Të fundit