Flash News

KRYESORE

Kush ka gojën më të pistë në Parlament? Kryeson PS dhe gratë e saj deputete

Kush nga deputetët e Kuvendit ka gojën më të pistë dhe përdor retorikë denigruese dhe fyese ndaj kolegëve? Nga ata që kryesojnë nuk habitemi, janë Edi Rama, Sali Berisha, Taulant Balla dhe Lulzim Basha.

Sipas raportit të Institutit për Studimet Politike, për periudhën janar-korrik 2018-të janë këta katër deputetë që kanë përdorur në fjalimet e tyre retorikë fyese dhe denigruese. Ata janë në të njëjtën kuotë, shtatë raste të identifikuara ku kanë fyer kolegët në Kuvend.

Në diferencë me ta por gjithsesi në pjesën kryesore të listës negative ndodhen edhe disa deputetë të tjerë të njohur, - përfshirë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në tetë emrat më me shumë raste të tilla të identifikuara, katër janë të PS, tre të PD dhe një i LSI dhe ajo që bën më shumë përshtypje është se, te socialistët janë dy gra deputete, Elisa Spiropali dhe Ermonela Felaj, që përdorin fjalor të pistë dhe fyes në Parlament, ndryshe nga deputetet demokrate që nuk janë bërë pjesë e listës.

Të shpresojmë se në sezonin e ri parlamentar situata do të ndryshojë për mirë...

Të fundit